
Riccardo Sottil ishte një nga afrimet e Milanit gjatë merkatos dimërore. Sulmuesi italian erdhi në “San Siro” në huazim nga Fiorentina, teksa kuqezinjtë kanë të drejtën e blerjes në fund të sezonit.
Teksa së fundmi, vetë Sottil ka folur për herë të parë për “Milan TV”, duke treguar aventurën e tij të re. Ai tregon e që fëmijë ka qenë tifoz me Milanin. Ndër të tjera, 25-vjeçari për pikat e tij më të forta dhe marrëdhënien me trajnerin Sergio Conceicao.
Si ndjeheni me fanellën e kuqezinjve?
Që fëmijë kam qenë tifoz i Milanit dhe prindërit e mi ma blinin një fanellë sa herë shkonim në dyqane sportive. Babai dikur më solli një fanellë të Kaka. Madje ai e kishte firmosur dhe unë e kam akoma në shtëpi. Nuk kam pasur ende kënaqësinë ta takoj, kush e di, ndoshta do ta takoj tani që jam pjesë e Milanit.
Keni një kryq dhe një yll në biografinë tuaj në rrjetet sociale…
Kryqi sepse unë jam fetar, e gjithë familja ime është, veçanërisht gjyshërit e mi besojnë shumë. Ylli është një simbol i ndritshëm që më pëlqen dhe e kam kombinuar me kryqin.
Babai juaj ka qenë futbollist në nivele të larta. Sa ka ndikuar ai në zgjedhjen tuaj?
Si fëmijë jam rritur me futbollin, kam dashur të shkoj me të në fushë për të stërvitur. Qëllimi im ka qenë gjithmonë të bëhem futbollist profesionist dhe ia kam dalë. Sigurisht kam akoma disa vite karrierë përpara dhe uroj të arrij sukses me Milanin pasi jam tifoz përveç se lojtari i këtij klubi.
Cili ka qenë idhulli juaj?
Kur isha i vogël që fillova të shikoja ndeshjet, gjithmonë më pëlqente Cristiano Ronaldo, veçanërisht kur ishte te Manchester United. Ishte një fenomen që më çmendte pasi bënte gjëra të pabesueshme. Ai është një sportist dhe profesionist i madh. Është një shembull për futbollin. Unë u rrita me të ndaj e kam si idhull.
Cili është raporti juaj me Conceicaon?
Sapo kam ardhur në ekip dhe sigurisht është disi herët për të dhënë gjykime. Ajo më bëri një përshtypje të mirë menjëherë. Trajneri është shumë i drejtpërdrejtë, e di se çfarë dëshiron dhe si futbollist e vlerësoj shumë këtë.
Cila është pika juaj e fortë dhe çfarë mund të përmirësoni?
Pika ime e fortë janë duelet një kundër një, ndërsa do të doja të përmirësoja goditjen me kokë dhe këmbën time të dobët. Te Milani kam gjetur shumë kampionë që mund të më ndihmojnë të rris ndjeshëm nivelin tim.