
Milan më në fund ka gjetur sulmuesin e kërkuar. Alvaro Morata iu nënshtrua ditën e sotme kaloi me sukses vizitat mjekësore, ndërsa më pas firmosi menjëherë kontratën me kuqezinjtë.
Palët kanë firmsour mes tyre një kontratë 4-vjeçare dhe me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër. Nga kalimi te Milan, Morata do të përfitojë 4.5 milionë euro plus bonuse në një sezon.
Pas firmës me kuqezinjtëm, kapiteni i Spanjës foli për këtë transferim. Për “Sky Sport” ai theksoi sse është shumë i lumtur për këtë aventurë dhe se mezi pret të fillojë punën me ekipin. Ndër të tjera zbuloi se Zlatan dhe Fonseca ndikuan te transferimi i tij.
“E thjeshtë: arsyeja ishte besimi i Zlatanit, skuadrës, trajnerit. Mezi pres të fillojë, duhet të shkoj me pushime sepse duhet të qëndroj me familjen time që më ndihmoi shumë, përndryshe do të stërvitesha tashmë nesër”, ka thënë shkurtimisht spanjolli.
????⚫️???? Álvaro Morata has just completed medical tests and he’s set to sign as new AC Milan player.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 17, 2024
Deal until June 2028, sealed today after €13m release clause triggered. pic.twitter.com/nYMJMEm77o