
Alvaro Motara shumë shpejt do të jetë një lojtar i Milan. Për sulmuesin spanjoll nuk ka kohë për të humbur dhe pritet që orët e ardhshme të udhëtojë drejt Milan për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore.
Pasi të kalojë me sukses testet mjekësore, kapiteni i Spanjës do të firmos kontratën me kuqezinjtë. Palt janë dakortësuar mes tyre për një kontratë 4-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.
Nga kjo Morata do të marrë 4.5 milionë euro në sezon plus bonuse. 31-vjeçari do të mbajë numrin 9-të te Milan, ndërsa i pyetur nga mediat spanjolle, sulmuesi e ka dhënë haptas se do të kalojë te Milan.
“Kam ardhur për t’u përshëndetur me shokët dhe trajnerin. Milani? Fillimisht duhet të kaloj më sukses vizitat mjekësore, por po do të shkoj…”, ka thënë shkurtimisht spanjolli. Për të do të jetë një rikthim në Serie A, pasi në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e Juventusit.