Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Juventusi i bën dalje 19-vjeçarit, dy oferta nga Bundesliga

Shkruar nga NEWSPORT
Juventusi i bën dalje 19-vjeçarit, dy oferta nga Bundesliga
Dean Huijsen

Dean Huijsen është një nga lojtarët që Juventusi ka vendosur të shesë dhe të sigurojë disa të ardhura. Për këtë arsye, mbrojtësi që u kthye nga huazimi i tij te Roma, nuk u thirr në kampin stërvitor të Juves.

Në këto kushte, Huijsen është zyrtarisht në shitje. Janë dy klube gjermane që duan shërbimet e 19 vjeçarit. Shtutgarti dhe Wolfsburg janë aty, gati për të siguruar shërbimet e spanjollit.

Megjithatë, pritet të shihet se çdo të ndodhë me të ardhmen e mbrojtësit. Problem në këtë transferim është shuma që kërkon Juventusi. “Zonja e Vjetër” kërkon plot 25 milionë euro për Huijsen, diçka që po bëhet pengesë për të interesuarit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga