Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Juventusi hidhet në treg, gati të ndryshojë “fytyrë” në mesfushë dhe sulm

Shkruar nga NEWSPORT
Juventusi hidhet në treg, gati të ndryshojë
 

Nuk do të jetë një revolucion. Por disa shtesa cilësore për të përmirësuar ekipin. Juventus po mendon edhe për sezonin e ardhshëm.

Ndërsa presin të dinë pozicionimin përfundimtar, me kualifikimin për Champions-in e ardhshëm ende pranë, ata në Torino kanë filluar të planifikojnë të ardhmen duke analizuar se cilat profile mund të jenë të dobishme për trajnerin e ri.

Ka disa emra në fletoren e drejtorit sportiv Cristiano Giuntoli, profile dhe interesa që më pas mund të kthehen edhe në negociata.

Mesfusha - Mund të jenë tre emra për të cilët klubi bardhezi do të punojë verën e ardhshme. Sipas edicionit të sotëm të “Tuttosport”, një repart që mund të forcohet është mesfusha me shtimin e një mesfushori. Mes emrave që qarkullon është ai i Sandro Tonalit i cili pas eksperiencës te Newcastle mund të rikthehet në ligën italiane.

Sulmi - Reparti që do të duhet më së shumti të ndryshohet do të jetë ai ofensiv. Aty mund të mbërrijnë edhe dy lojtarë, një qendërsulmues dhe një anësor. Sërish sipas gazetës flitet shumë për Victor Osimhen si i pari, edhe pse kostoja është e pamasë.

Do të vijë një sulmues qendror, Hojlund i United është alternativa. Për të dytën, vëmendja do të përqendrohej tek lojtari i Atalantas, Ademola Lookman.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga