
Pozitat e Thiago Mottas në stolin e Juventusit janë lëkundur pas elimnimit nga Champions League dhe Kupa e Italisë. Sipas mediave italiane, “Zonja e Vjetër” po mendon për trajnerin e ri.
Me shumë gjasa, Motta do të shkarkohet nga detyra, teksa Juventus po punon fort për të gjetur zëvendësuesin e tij. Deri më tani, klubi torinez ka piketuar 3 emra të preferuar.
Igor Tudor, Antonio Conte dhe Gian Piero Gasperini janë trajnerët që mund të pasojnë Mottan te Juventusi. Megjithatë, asgjë nuk është konkrete deri më tani. Në krahun tjetër, Thiago Mottan e ka “kapluar” heshtja, duke mos preferuar të flasë për të ardhmen e tij.
Ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për trajnerin e Juventusit, teksa klubi italian po mendon për të riun pa “hequr qafe” aktualin.