
Gian Piero Gasperini
Atalanta po kalon një sezon fantastik duke konkurruar për titullin kampion dhe me paraqitje të mira në Champions League. Ditën e nesërme, bergamaskët do të kenë përballë Interin në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë.
Në prag të kësaj supersfide, tekniku i Atalantës Gian Piero Gasperini, ka folur për mediat. “Do të jetë një ndeshje ndryshe nga kampionati dhe ne jemi kuriozë të kuptojmë se në çfarë gjendje jemi.
Kjo ndeshje është me eliminim direkt, duhet parë me një përfundim pak më ndryshe. Në dy ndeshjet e fundit kemi hasur vëshirësi, do të duhet të bëjmë kujdes që të mos pranojmë gol që në fillim, përndryshe do të jetë e vështirë të rikuperohemi”, u shpreh Gasperini.
Poll