
Milan mori një fitore shumë të rëndësishme në derbi ndaj Interit. Kuqezinjtë triumfuan 2-1 përballë rivalëve direkt pas shumë sfidash.
Pas kësaj fitoreje fantastike të ekipit ka folkur Paulo Fonseca. Ky i fundit ka folur për lojën e ekipit, ndryshimet që bëri për këtë duel si dhe preku edhe të ardhmen e tij.
“Ishte derbi, Milani nuk e kishte fituar për një kohë, dhe sigurisht që ishte i rëndësishëm për formën tonë aktuale. Mendoj se lojtarët treguan shumë guxim dhe ne e merituam fitoren. Nuk mbaj mend të kem parë një ekip që i ka shkaktuar kaq shumë probleme Interit për një kohë të gjatë.
4-4-2? Unë nuk mendoj se kemi ndryshuar strukturën e ekipit. Ne thjesht bëmë diçka pak më ndryshe dhe nëse do të kishim vështirësi, atëherë Fofana mund të kalojë mes qendërmbrojtësve në mbrojtje. Ajo që ndryshoi ishin lojtarët.
E ardhmja në dyshim? Për mua ka pak ndryshim, sepse nuk i lexoj apo dëgjoj këto gjëra. Do të jetë një javë me pak më shumë besim, por gjëja e rëndësishme për mua është të vazhdoj të shoh lojtarët që besojnë në idetë tona, në mënyrën se si kanë bërë deri tani. Ne e dimë se duhet të përmirësohemi, por kjo ishte një fitore për lojtarët”, deklaroi Fonseca