Yacine Adli me shumë mundësi do të largohet nga Milani gjatë kësaj merkato verore. Mesfushori është jashtë planeve të trajnerit të ri, Paulo Fonseca dhe tashmë është pranë largimit.
Ofertat për Adli nuk mungojnë, teksa së fundmi në zyrat e klubit italian ka mbërritur një zyrtare nga Premier League. Është Brentford që ka ofruar 12 milionë euro për kartonin e futbollistit.
Në anën tjetër, klubi italian nuk ka dhënë ende përgjigje. Por, me një shumë që rrotullohet tek oferta e bërë nga Brentford, Milani me shumë mundësi do ta pranonte dhe do të linte të lirë 24-vjeçarin.
Poll