
Conceicao, Kolo Muani
Ku kanë mbetur edhe pak orë përpara nisjes së sfidës ndaj Veronës në orën 20:45, një lajm jo i mirë ka ardhur nga infermieria e Juventusit. Bëhet fjalë për sulmuesin Francisco Conceicao.
Djaloshi portugez nuk është thirrur nga trajneri Motta edhe në sfidën e sotme. Në një komunikim zyrtar, Juventusi ka konfirmuar një dëmtim të Conceicaos dhe rikuperimi i tij zgjat të paktën 10 ditë.
Sulmuesi portugez humb takimin e sotëm ndaj Veronës, por edhe sfidën direkte ndaj Atalantës më datë 9 mars. Motta do të duhet të bëjë në krah me Nico Gonzalez, Yildiz dhe Mbangula, deri në rikthimin e Conceicaos.
Poll