Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Janë një hap larg finales së Europa League, Atalanta ‘suprizon’ Gasperinin

Shkruar nga NEWSPORT
Janë një hap larg finales së Europa League, Atalanta
Gian Piero Gasperini

Atalanta do të luajjë ditën e nesërme ndaj Salernitanas në transfertë, sfidë ku do të kërkojë fitoren për të tentuar deri në fund vendin e 5-të në tabelën e klasifikimit, pozicion që të çon në Champions sezonin e ardhshëm.

Përveç kësaj skuadra bergamaske po zhvillon ndeshje fantastike në Europa League, ku të enjten do të synojë finalen e këtij kompeticioni. Gjysmëfinalja e parë ndaj Marseilles në Francë ka përfunduar 1-1 dhe të enjten në shtëpi do të tentojë fitoren për të siguruar kualifikimin më tej.

Sigurisht që meritë për këtë ka edhe Gian Piero Gasperini, i cili ka arritur të ndërtojë skuadrën siç duhet dhe të konkurojë fort në Europa League.  Këto paraqitje janë bindur drejtuesit bergamaskë, të cilët janë të kënaqur me skuadrën dhe Gasperinin.

Këtij të fundit kanë menduar t’i ofrojnë rinovimin e kontratës, me atë aktualën që përfundon në qershor të vitit 2026. Kujtojmë se 66-vjeçari ka arrë drejtimin e Atalantës në verën e vitti 2016 dhe mesa duket do të vazhdojë të qëndrojë në krye të bërgamaskëve edhe për disa vite.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga