
Mario Hermoso
Mario Hermoso është lojtari më i ri i Romës. Qendërmbrojtësi spanjoll është transferuar te skuadra e Daniele de Rossi.
Palët kanë rënë dakort dhe kanë arritur marrëveshjen në orët e fundit të merkatos për një kontratë deri në qershor të vitit 2027. 29-veçari kalon te verdhekuqtë me parametra zero, teksa në fund të këtij sezoni mbylli aventurën e tij me Atletico Madrid.
Kujtojmë se spanjolli ishte një nga objektivat e Interit në këtë merkato, me zikaltërtit që kërkonin të përforconin mbrojtjen. Tashmë Hermoso do të mbajë veshur fanellën e Romës, teksa zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të bëhet në ditët në vijim.
View this post on Instagram
Poll