
Inter
Interi ka arritur të rikthehet te fitorja në kampionat pas dy humbjeve radhazi. Zikaltrit kanë mposhtur pak më parë Sassuolon me rezultatin 2-1 në një ndeshje ku hasën shumë vështirësi.
Interi kaloi i pari në avantazh në këtë takim falë një goli të Dimarcos në fillim të pjesës së parë. Ndërsa goli i dytë i zikaltërve u shënua me Carlos Auguston në pjesën e dytë.
Sassuolo u rikthye nga fundi në lojë duke gjetur golin me Cheddirën në minutën e 84-t. Përpjekjet e emilianëve ishin të shumta, por tre pikët në fund i shkuan Interit që rikthehet në garë.
Poll