
Manchester United
Interesi sa vjen e rritet nga Interi për Aaron Wan-Bissaka, mbrojtësi i Manchester United. Sipas Gazzetta dello Sport, 27-vjeçari është një emër i vlerësuar nga drejtori Beppe Marotta për merkaton.

Aaron Wan-Bissaka
E gjitha varet nga situata e Denzel Dumfries me të cilin nuk po gjendet gjuha e përbashkët për rinovimin e kontratës. Në këtë mënyrë, hollandezi mund të përfundojë në treg teksa të interesuarit janë të shumtë nga kampionati anglez si dhe Bayern Munchen.
Anlgezi i United ka një kontratë deri në sezonin tjetër dhe mund të largohet për një shifër më të ulët pasi edhe vetë ka shprehur dëshirën për t’i dhënë fund aventurës 5-vjeçare me ‘Djajtë’.
Poll