
Inter
Lojtari i Interit, Denzel Dumfries ka arritur të zgjasë kontratën me klubin nga Milano deri në vitin 2028. Ky lajm i bukur për të gjithë tifozët e Interit ka mbërritur sot në rrugë zyrtare nga vetë klubi italian.
Holandezi ka shprehur gëzimin e tij rreth këtij vendimi për të qendruar përsëri tek ‘zikaltërit’. Firma në kontratën e re i mundëson anësorit qendrimin në radhët e italianëve deri në qershor të 2028.
“Ëndrra në të zezë dhe blu vazhdon. Jam mirënjohës që zgjas rrugëtimin tim me këtë klub fantastik. Historia vazhdon. Le të shkruajmë më shumë histori së bashku.
Forza Inter!”, ka shkruajtur Dumfries në rrjetet sociale.
View this post on Instagram
Poll