Trajneri i Napolit ka folur për mediat pas eliminimit nga Kupa e Italisë. Lazio e Hysajt ka fituar 3-1 në shtëpi, por tekniku italian justifikoi vendimin për të ndryshuar formacionin në ndeshjen e Coppa Italia.
Conte pushoi të gjithë ata që kishin fituar 1-0 kundër Torinos të dielën. Trajneri i napoletanëve shprehet se sfida në Romë e ka ndihmuar të nxjerrë konkluzione dhe të bëjë vlerësimet e duhura.
“Kemi një sezon të gjatë para nesh. Nuk mund të bëjmë shenjën e kryqit dhe të shpresojmë q askush të mos lëndohet.
Kemi bërë një zgjedhje shumë të mirëmenduar. Doja të bëja vlerësime. Këto ndeshje më shërbejnë. Pas kësaj humbjeje, unë do të bëj parashikimet e mia, klubi të tijat. Vlerësimet janë subjektive.
Në Serie A, do të jetë një histori tjetër. Një lojë ndryshe do të aplikohet. Ne do të laujëm në shtëpi.
Lazio është padyshim një skuadër shumë e mirë dhe e pajisur për të luajtur në Europa League. Janë një skuadër e vlefshme siç u demonstrua në Kupë. Ne do të përpiqemi të luajmë lojën tonë.”, u shpreh Conte pas humbjes kundër Hysajt.