Juventusi nuk ia doli të merrte më shumë se 1 pikë ndaj Romës, me ekipet u ndalën në barazim 1-1 mes tyre. Një barazim që është i 4-të rresht për “Zonjën e Vjetër”, të cilët ndodhen në vendin e 3-të në klasifikim me 66 pikë.
Pas kësaj sfide Massimiliano Allegri do të thesonte se skuadra e tij kishte disa mundësi për të shënuar, por lojtarët nuk kishin qartësinë e duhur për të gjetur rrugën e rrjetës. Ndër të tjera nënvizon se pas humbjes me Interin dhe Udinesen në kampionat, ekipi ka humbur motivimin dhe kjo ka bërë që të rrëshkasin edhe në klasifikim.
“Rrezikuam të humbisnim një ndeshje të cilën nuk mundëm ta fitonim, kishim disa mundësi. Por, në minutat e fundit duhej të kishim menaxhuar më mirë topin sepse duhej të ruanim barazimin pasi edhe në rast barazimi pikësh me Romën në fund kemi avantazhin e ndeshjeve direkte. Sigurisht ka hidhërim për këtë periudhë pasi kemi fituar pak.
Kemi humbur qartësinë pas disfatave me Inter dhe Udinese dhe më pas skuadrat ndjekëse ishin në minus 12 apo 14 pikë, kështu nuk gjen motivin e duhur.
Unë që i vogël kam kuptuar se mesfusha bën skuadrën të funksionojë. Nëse ata luajnë mirë, sulmi bën mirë dhe nëse mesfusha luan keq, mbrojtja vuan shumë. Kemi pasur vetëm katër lojtarë në këtë repart, Locatelli, Rabiot, McKennie dhe Miretti. Nuk u tërhoqëm kurrë pas, por puanuam në limite”, përfundoi timonierin i bardhezinjve.