Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Humbja në derbi, ish-mbrojtësi i Interit kritikon Asllanin: Ai nuk ka aftësitë të ndërtojë aksione

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja në derbi, ish-mbrojtësi i Interit kritikon Asllanin: Ai nuk ka
Kristjan Asllani - Massimo Paganin

Ish-mbrojtësi i Interit, Massimo Paganin ka folur pas humbjes së zikaltërve në derbin ndaj Milanit me rezultatin 1-2. Paganin është ndalur te mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani për të cilin thotë se i mungon aftësia të ndërtojë aksione dhe se i duhet akom për t’u rritur.

“Asllani nuk është Calhanoglu, i mungon aftësia që të ndërtojë para mbrojtjes. Mkhitaryan ka karakteristika të ndryshme nga Frattesi dhe ky i fundit është një lojtar që kërkon depërtimin, jo një ndërtues aksionesh.

Dhe nga kjo Interi humbi diçka në mënyrën e ndërtimit të lojës nga poshtë. Frattesi ka qenë një blerje shumë e mirë, duhet të rritet Asllani në atë rol, pasi distanca mes tij dhe Calhanoglu është shumë e madhe”, tha Massimo Paganin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga