Trajneri i Milanit, Paulo Fonseca pas ndeshjes me Milanin është parë i nervozuar. Ai ka folur me tone të ashpra në intervistën e dhënë.
Kjo gjendje e agravuar mund të ketë ardhur edhe pas pakënaqësive të Pulisic për ndërrimin, shtuar faktit të rezultatit. Milani nuk ishte superiorë ndaj ekipit nga Firenze në asnjë moment dhe kjo u pa qartazi. Fiorentina ishte ekipi më agresiv në fushë dhe që e kërkoi më së shumti fitoren.
Fonseca u shpreh gjatë deklaratës së dhënë se stili italian i gazetarisë është i veçantë. Pas një fitoreje je më i miri dhe pas një humbjeje je më i keqi ka shtuar portugezi.
“ Këtu në Itali i përjeton të dy anët e medaljes. Herë të thurin lavde dhe herë të vlerësojnë në mënyrën më negative të mundshme. Jam mërzitur mjaft me këtë aspekt të të parit të gjërave”, tha Fonseca.