
Pas eliminimit nga Kupa e Italisë dhe Champions League, Juventus po vazhdon momentin e vështirë. Mbrëmjen e djeshme u mposht në transfertë 3-0 nga Fiorentina, duke rrezikuar edhe një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Thiago Motta, nuk e ka në plan të dorëzohet. Ai shprehet se është njeriu i duhur për të vazhduar së bashku me Juventusin dhe për të gjetur një zgjidhje mbi këtë situatë të rënduar.
“Sigurisht që është edhe ana psikologjike, siç ndodh gjithmonë në një moment të tillë, pa harruar të gjitha të tjerat, anën teknike dhe fizike. Është një kompleks gjërash që duhet t’i bëjmë shumë herë më mirë. Duhet të jemi një skuadër solide, siç kemi qenë në pjesën më të madhe të këtij sezoni. Jam njeriu i duhur për të vazhduar dhe për të gjetur zgjidhjet më të mira, duke nisur që nga ndeshja e radhës kundër Genoas”, tha Motta.