Milani do të luajë këtë të diel supersfidën përballë Interit, e vlefshme për javën e 5-të të Serie A. Derbi që do të zhvillohet në stadiumin “San Siro”, do të startojë në orën 20:45.
Në orët e para të këtij mëngjesi, Milan ka marrë lajmin e keq për kapitenin Davide Calabria. Për shkak të lodhjes muskulare në seancën e fundit stërvitore, kapiteni kuqezi do të mungojë në derbin kundër Interit.
Edhe pse ky cilësohet një lajm i keq për Milanin, tifozët e “Djallit” shihet që në rrjetet sociale kanë nisur festën. Kjo për shkak se Calabria shihet si një nga pikat më të dobëta të ekipit, duke u bërë protagonist për keq disa herë.
Poll