Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Gerry Cardinale: Qëllimi ynë është ta rikthejmë Milanin protagonist në arenën botërore

Shkruar nga NEWSPORT
Gerry Cardinale: Qëllimi ynë është ta rikthejmë Milanin
Gerry Cardinale, presidenti i Milanit

Milani po mundohet që në këtë merkato të afrojë lojtarë me emër dhe eksperiencë. Deri më tani, është Alvaro Morata që është veshur kuqezi, por stafi drejtues i “Djallit” ka ende disa emra në kokë, për të përforcuar ekipin në reparte të ndryshe.

Ndërkohë që, presidenti i Milanit, Gerry Cardinale, ka folur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku kuqezinjtë do të zhvillojnë një turne verore kundër Manchester Cityt, Real Madrid, dhe Barcelonës. Cardinale thotë se qëllimi është të rikthejnë Milanin protagonist në futbollin botëror.

“Kjo është një mundësi vërtetë e rëndësishme për ne. Ne e kemi Milanin që prej dy vitesh. Qëllimi ynë është ta rikthejmë këtë klub si protagonist në skenën botërore. Kemi 550 milionë tifozë në të gjithë botën, ndër të cilët 50 milionë janë në Amerikë. Ne duhet të fokusohemi tek këto”, ishin fjalët e amerikanti, Cardinale.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga