
Teun Koopmeiners dhe Ademola Lookman
Teun Koopmeiners dhe Ademola Lookman janë lënë jashtë ekipit të Atalantës për sfidën hapëse të Serie A. Bergamaskët do të përballen me Leçen në transfertë dhe asnjëri prej dy yjeve të ekipit s’është i ftuar.
Në këto kushte, largimi i tyre nga Atalanta është thjeshtë çështje kohe. Juventusi vazhdon që të presë përgjigjen e zikaltërve për Koopmeiners. “Zonja e Vjetër” ka ofruar 59 milionë euro dhe është në pritje.
Në krahun tjetër, Lookman është një nga objektivët kryesorë të Paris Saint-Germanin. Klubi francez është gati të shpenzojë mbi 60 milionë euro, por interes për të ka edhe nga ekipe të ndryshme në Arabinë Saudite.
Poll