
Jordi Jaku zyrtarisht është futbollisti më i ri i Bolognas. 18 vjeçari figuron i regjistruar në ekipin italian, përkatësisht me ekipin e moshave U-19.
Futbollisti i talentuar do të hedh hapat në klubin e Serie A duke filluar nga skuadra e moshave duke qenë se është ende i ri dhe duhet të përshtatet me futbollin apenin.
Lajmi se lojtari i Tiranës ishte shitur në ekipin 'big' të Italisë qarkullonte prej kohësh, por tashmë edhe Sofascore zyrtarizon gjithçka duke mos lënë dyshime.
Futbollisti nga Rrësheni i cili luan dhe për Kombëtaren U-19 është pikasur për aftësitë e tij tek kryeqytetasit dhe tashmë ka fatet e karrierës në dorë. Bologna është një qytet me prani të shumtë shqiptarësh dhe djaloshi pritet ta gjejë veten si në shtëpi.
