Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Formacionet zyrtare të derbit Inter – Juventus, Inzaghi vendos për Kristjan Asllanin

Shkruar nga NEWSPORT
Formacionet zyrtare të derbit Inter – Juventus, Inzaghi vendos
Kristjan Asllani

Në orën 18:00 në Itali do të luhet derbi mes Interit dhe Juventusit. Sfidë mjaft e rëndësishme që do të zhvillohet në “San Siro” dhe është i vlefshëm për javën e 9-të të kampionatit.

Një duel që merr vëmendjen e të gjithë tifozëve, teksa vihen përballë njëra-tjetrës 2 skuadrat që kanë bërë historinë në futbollin italian. Një sfidë e luftuar pritet të jetë në “San Siro” jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në shkallët e stadiumit.

Për këtë sfidë janë zbuluar edhe formacionet zyrtare. Simone Inzaghi dhe Thiago Motta kanë vendosur për 11-shen e tyre, në të cilën te zikaltërtit nuk ka vend nga minuta e parë për Kristjan Asllanin.

Formacionet zyrtare:

INTERI: Sommer, Barella, Bastoni, De vrij, Dimarco, Dumfries, Martinez, Mkhitaryan, Pavard, Thuram Zielinski. Trajner: Simone Inzaghi

JUVENTUSI: Di Gregoria, Cabal, Cambiaso, Conceicao, Danilo, Fagioli, Kalulu, Locatellu, McKennie, Vlahovic, Weah. Trajner: Thiago Motta

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga