
Cristian Chivu debutoi zyrtarisht te Interi në kampionat ndaj Torinos. Një debutim “ëndrrash” për të, i cili triumfoi 5-0 ndaj torinezve.
Një fitore e rëndësishme, por që do të mbahet mend gjatë nga rumuni. Kjo pasi ka vendosur rekord, ku sipas “OPTA” është trajneri i parë zikaltër që fiton ndeshjen e parë debutuese në Serie A me 5 gola diference.
43-vjeçari e nis kështu siç duhet dhe me këmbën e mbarë aventurën e tij si trajner te Interit. Skuadër me të cilën si futbollist ka luajtur në 169 ndeshje zyrtare.
Ndërkohë Interi ndeshjen e radhës në kampionat do ta luajë të dielën ndaj Udineses.
5 - Cristian #Chivu became the first historical #Inter manager to win with at least 5 goals margin his Nerazzurri debut match in Serie A. Ambitious.#InterTorino pic.twitter.com/wuKDPe71Av
— OptaPaolo (@OptaPaolo) August 25, 2025