Humbja në finalen e Conference league ndaj Olympiacos i kushtoi stolit trajnerit të Fiorentinës. Vincenzo Italiani largohet nga skuadra “vjollcë” dhe klubi ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij.
Sipas mediave italiane bëhet me dije se klubi italian ka arritur marrëveshjen me Raffaele Palladinon. Ky i fundit në të kaluarën ka drejtuar Monzën.
Fiorentina dhe ish-timonieri i Monzës kanë arritur marrëveshjen mes tyre për një kontratë 2 – vjeçare. Firma mbetet çështje orësh, me zyrtarizimin që pritet të vijë në ditët në vazhdim.
Kujtojmë se Italiano e drejtoi Fiorentinën për 2 sezone, ndërsa arriti dy herë rresht në finalen e Conference League. Gjithashtu siguruan edhe finalen e Kupës së Italisë, por për fatin e keq të tij nuk ia doli të fitonte asnjë trofe.