Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E PAPRITUR/ Te Empoli kanë 'frikë' Ardian Ismajlin, e konfirmon dhe trajneri i ekipit

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ Te Empoli kanë 'frikë' Ardian Ismajlin, e
Ardian Ismajli

Empoli barazoi mbrëmjen e sotme 1-1 përballë Udineses në sfidën e vlefshme për javën e 13-të të Serie A. Një paraqitje majft të mirë bëri dhe kapiteni i Empolit, shqiptari Ardian Ismajli.

Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Empolit, Roberto D’Aversa. Ky i fundit ndalet shumë shkurt te Ismajli, duke theksuar dhe nënkuptuar se shqiptari mund të largohet në janar.

“Ne vazhdojmë të flasim pak për Ismajlin, pasi ekziston rreziku që të mos e gjejmë mes nesh në janar”, është shprehur trajneri i Empolit, duke lënë që të kuptohet se largimi i shqiptarit në janar është shumë i mundshëm.

Kujtojmë që interes për qendërmbrojtësin e Kombëtares shqiptare kanë ekipe si Lazio, Juventus, Inter dhe Napoli. Pritet të shihet ku do ta vazhdojë karrierën 28-vjeçari.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga