Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Kapiten Ismajli i ‘ÇMENDUR’ me Empolin, mbrojtësi vlerësohet me SUPER notë dhe shpallet "Lojtari i Ndeshjes"

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Kapiten Ismajli i ‘ÇMENDUR’ me Empolin, mbrojtësi
Ardian Ismajli

Empoli ka barazuar në shtëpi përballë Udinese në sfidën e vlefshme për javën e 13-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Stadio Carlo Castellani”, përfundoi me rezultatin 1-1.

Golin për Empolin e shënoi Pellegri në minutën e 23’, ndërsa për Udinesen rrugën e rrjetës e gjeti Davis në minutën e 76’.

Por një nga protagonistët absolutë në këtë ndeshje ka qenë kapiteni i Empolit, Ardian Ismajli. Mbrojtësi shqiptar bëri një paraqitje solide në mbrojtje, gjë që shihet edhe nga notat e marra.

“Flashscore” e ka shpallur lojtarin e ndeshjes me notën e lartë 8.1, ndërsa “SofaScore” e ka vlerësuar me notën 7.6. Një tjetër paraqitje pozitive e shqiptarit që ndihmon ekipin të mos dalë pa pikë.

VIDEO/ Kapiten Ismajli i ‘ÇMENDUR’ me Empolin, mbrojtësi
Lojtari i Ndeshjes nga "Flashscore"

Goli i pësuar nga Empoli

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga