
Wesley
Roma ka përforcuar krahun e djathtë të mbrojtjes me një transferim nga kampionati brazilian. Bëhet fjalë për Wesley i cili aktualisht është një lojtar i Flamengos, por ka arritur marrëveshjen me kryeqytetasit e Italisë.
Siç raporton Fabrizio Romano, Roma do të paguajë 25 milionë euro + 5 milionë të tjera bonuse për mbrojtësin brazilian. Por Flamengo nuk ka ndenjur “duarkryq” teksa Wesley largohet.
Kuqezinjtë e Brazilit kanë gjetur marrëveshjen me Emerson Royalin e Milanit. Mbrojtësi brazilian do t’i bashkohet Flamengos së shpejti, nga ku Milani do të përfitojë 9 milionë euro.
View this post on Instagram
Poll