Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E KRYER/ Torino merr vendimin “befasues” për Kristjan Asllanin, ÇFARË DO NDODHI ME SHQIPTARIN?!

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Torino merr vendimin “befasues” për Kristjan Asllanin,
Kristjan Asllani

Në merkaton e verës së vitit 2025, mesfushori i Kombëtares Kristjan Asllani u largua nga Interi për t’u zhvendosur te Torino. Edhe pse u parashikua se do të ishte zgjedhja e duhur ku “regjisori” i Shqipërisë do të shpaloste gjithë “arsenalin” posedues, nuk ka ndodhur kështu.

Fillimisht mes Interit dhe Torinos u ra dakord që 23-vjeçari do qëndronte te “Demat” deri në verën e 2026-ës, por bordi i torinezëve ka ndryshuar mendje.

Sipas raportimeve të “Toro Goal”, është vendosur që Asllani të rikthehet sërish te Interi që në merkaton e dimrit. Hapësirat për elbasanasin te zikaltërit janë të pamundura, tregues se jo më kot e larguan para këtij sezoni. “Teoria” më realiste është një huazim tjetër, ndërsa nuk ka emra konkret nga ekipet e interesuara.

       

Poll

Lexo gjithashtu