
Kevin De Bruyne
Napoli është kampioni i Seria A në këtë sezon. Menjëherë pas titullit, napolitanët kanë bërë edhe lëvizjen e parë në merkato.
Sipas Gianluca Di Marzio bëhet me dije se palët kanë arritur akordin mes tyre për transferimin në Napoli. Siç dihet belgu është një futbollist i lirë, teksa ka mbyllur aventurën e tij me Manchester City.
Mes tyre tashmë po diskutohen vetëm detajet e fundit të kontratës dhe në ditët në vijim do të mësohet më shumë mbi marrëveshjen mes tyre. Ndërkohë vlen të theksohet se De bruyne ka blerë edhe shtëpi në Napoli, ku mendohet se do të jetojë me familjen e tij.
View this post on Instagram