Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E BUJSHME/ Tjetër takim mes Igli Tares dhe shefit të Milan, klubi kuqezi vendos për drejtorin e ri sportiv

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Tjetër takim mes Igli Tares dhe shefit të Milan, klubi
Igli Tare

Një tjetër takim është zhvilluar ditën e sotme mes Igli Tares dhe shefit ekzekutiv të Milanit, Giorgio Furlani. Sipas mediave italiane, takimi i sotëm mes palëve ka qenë mjaft pozitiv, duke afruar më shumë shqiptarin me rolin e drejtorit sportiv te kuqezinjtë.

Pas këtij takimi, Tare ka “parakaluar” në garë të gjithë kandidatët e tjerë, duke u kthyer në të preferuarin e Milanit. Ai ka biseduar me Furlanin në lidhje me çështjet teknike, por edhe për trajnerin e ri, i cili do të pasojë atë aktualin, Sergio Conceicaon.

Tashmë është në dorën e klubit kuqezi të vendosë për drejtorin e ri sportiv, vendim i cili do të vijë javën e ardhshme. Kujtojmë se një rival i fortë i Tares për këtë rol te Milani, është drejtori sportiv i Atalantës, Tony D'Amico.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga