Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E BUJSHME/ Te Milan "vënë duart në kokë", sulmuesi dështon në vizitat mjekësore

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Te Milan "vënë duart në kokë", sulmuesi
Noah Okafor

Noah Okafor nuk do të ndryshojë ambient në këtë merkato. Kjo pasi futbollisti nuk ka mundur të kalojë testet mjekësore te skuadra e Leipzig sipas "Sky Germany". 

Sulmuesi do të transferohej në formë huazimi te skuadra gjermane, me këto të fundit që mund të blinin kartonin e tij në fund të sezonit për 25 milionë euro. Diçka e tillë nuk do të realizohet dhe Okafor do të rikthehet sërish në Itali te skuadra e Milan.

Një lajm aspak i mirë për kuqezinjtë, të cilët nuk mund ta besojnë që futbollisti i tyre dështon në testet mjekësore të një skuadre tjetër. Kujtojmë se zvicerjani ka kontratë me italianët deri në qershor të vitit 2028.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga