Kristjan Asllani po jeton minutat e fundit te Torino. Këto të fundit nuk do të blejnë kartonin e mesfushorit në fund të këtij sezoni.
Në këto kushte gjithçka duket drejt rikthimit te Interi, skuadër që ka në pronësi edhe kartonin e shqiptarit. Por as te zikaltërtit nuk ka minutat e dëshiruara dhe nuk shihet pjesë e ekipit.
Diçka të tillë e ka theksuar edhe presidenti i Interit, Beppe Marotta, i cili theksoi se do të kërkojnë për një ekip të ri për liderin e Kombëtares shqiptare. Ndërkohë tashmë është mësuar nga Nicolo Schira se Fiorentina mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Asllanit, me Interin që u aka propozuar diçka të tillë.
Skuadra “vjollcë” aktualisht ndodhet në vendin e para fundit në tabelën e klasifikimit dhe do të luftojë deri në fund për qëndrimin në Serie A. Kështu po bën një revolucion dhe shqiptari mund të japë kontirbutin e tij në mesfushë për të ndihmuar ekipin drejt mbijetesës.
???? Kristjan Asllani has been offered to Fiorentina on loan. ????????
— Inter Xtra (@Inter_Xtra) January 5, 2026
[via @NicoSchira] pic.twitter.com/qAdxMD548j
