
Duket se karriera e Kristjan Asllanit te Interi ka përfunduar para kohe, ndonëse ai është i lidHur me zikaltërit deri në verën e vitit 2028. Bordi kërkon t’a heq “qafe” sa më shpejtë të jetë e mundur mesfushorin shqiptar, me qëllim grumbullimin e të ardhurave për të përforcuar ekipin.
Piero Ausilio në pozitën e drejtorit sportiv te Inter ka pohuar se Asllani duhet të kërkoj një tjetër destinacion. “Nuk ka asnjë skuadër që është më afër Asllanit dhe Espozitos. Ka disa situata që janë krijuar aty dhe telefonata, por asnjë pistë konkrete. Mendojmë se pas tre vitesh, është më se e drejtë edhe për të që të gjejë mundësi të tjera për të luajtur me më shumë rregullsi.
Edhe pse nuk duhet harruar se ka 100 ndeshje me Interin dhe është një futbollist i Kombëtares shqiptare. Por për të sot është idealja një projekt jashtë”, u shpreh Ausilio. Në Itali, dy klubet më të interesuar për shërbimet e elbasanasit janë Bologna dhe Fiorentina. Ndërsa “gjurmimi” i spanjollëve të Real Betis nuk mbetet mbrapa.