Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

"De Rossi më solli te Roma", Hermoso: Shkarkimi i tij? Mos më pyesni mua

Shkruar nga NEWSPORT
"De Rossi më solli te Roma", Hermoso: Shkarkimi i tij? Mos
Mario Hermoso

Mario Hermoso ka folur së fundmi për kalimin e tij te Roma. Mbrojtësi që la Atletico Madrid për kryeqytetasit italianë tha se ish-trajneri i ‘verdhekuqve’ Daniele De Rossi ishte ai që e solli në Serie A.

“Daniele ishte njëri nga ata që ngulmoi shumë për transferimin tim te Roma dhe unë dua ta falenderoj”, tha fillimisht shkurt Hermoso.

Më tej, i pyetur nëse drejtuesit e Romës i kanë kërkuar ndonjë mendim lojtarëve për shkarkimin e De Rossit, qendërmbrojtësi thotë se nuk është ai që mund të përgjigjet për diçka të tillë.

“Ka vetëm pak kohë që jam këtu, ende nuk e njoh mirë situatën dhe strukturën e menaxhimit. Bota jonë është dhoma e zhveshjes. Unë nuk jam në dijeni për këtë dhe nuk kam pasur asnjë kontakt me ata që merrem me menaxhimin. Nuk jam personi i duhur që duhet të pyesni, mendoj se përgjigje mund të merrni nga ata që mbajnë shiritin e kapitenit”, tha më tej Hermoso.

Kujtojmë që 28-vjeçari vendosi që të transferohej te Roma si lojtar i lirë pasi i kishte përfunduar kontrata me Atletico Madrid. Hermoso ka firmosur me ‘verdhekuqtë’ një kontratë 3-vjeçarem pra të vlefshme deri në vitin 2027.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga