Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

De Laurentiis sulmon qeverinë italiane: Ne kemi një sistem mesjetar, nuk u intereson aspak mbrojtja...

Shkruar nga NEWSPORT
De Laurentiis sulmon qeverinë italiane: Ne kemi një sistem mesjetar,
Aurelio de Laurentiis

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka kritikuar ashpër dhe ka nisur deklarata të forta kundër qeverisë italiane. Në një intervistë të dhënë për “Radio CRC” ai u shpreh se sistemi qeverisës në syrin e tij ka një nivel “qesharak” i cili nuk di që të drejtojë e aq më tepër sa i takon futbollit.

“Ne kemi një sistem mesjetar, me ‘feudalë’ të mëdhenj që komandojnë futbollin dhe mendojnë vetëm se si të rizgjidhen me ide që të bëjnë për të qeshur”, u shpreh De Laurentiis.

Sipas tij, problemi kryesor është se të gjithë duan të shtojnë rregulla dhe detyrime, por askush nuk dëshiron të heqë asgjë. Kjo, në fund, dëmton klubet të cilat paguajnë lojtarët dhe më pas i shohin ata të dërgohen me lehtësi të pabesueshme në kombëtare, shpesh pa u marrë parasysh rreziku i dëmtimeve.

 “Institucioneve nuk u intereson aspak mbrojtja e tifozit, për të cilin kampionati kombëtar ka një vlerë reale dhe është shpesh shpëtimi pas një jave të vështirë”, ka shtuar ai.

De Laurentiis ka përmendur gjithashtu se klubet janë shoqëri kapitali dhe nuk mund të vazhdojnë të trajtohen si struktura publike, siç ndodhte vite më parë. Ai ka kritikuar hapur ligje si ‘Melandri’ dhe ka kërkuar liri të plotë sipërmarrjeje për të ndërtuar një futboll modern dhe konkurrues.

Poll

Lexo gjithashtu