
Të hënën në mbrëmje, trajneri i Interit, Cristian Chivu do të debutojë në pankinën e zikaltërve kundrejt Torinos në “San Siro”. “TuttomercaoWeb” ka “projektuar” formacionin që pritet të zbresë në fushë trajneri rumun.
Në portë me shumë gjasa do të jetë Sommer, për të vijuar me tridhëmbëshin defensiv Pavard-Acerbi-Bastoni. Calhanoglu nuk od të jetë në gjendje të jap kontributin për shkak të pezullimit, ndërsa është i gatshëm Barrela dhe Mkhitaryan.
Risia në rreshtim përkon me të ardhurin në këtë merkato verore, Sucic. Dimarco dhe Dumfries nuk preken nga krahët respektiv.
Dyshja ofensive gjen qasje te Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram. Ky takim do të shërbejë si “test” në shumë drejtime te zikaltërit, pas zhgënjimit në finalen e Champions-it.