
Teun Koopmeiners ka përfunduar në qendër të merkatos. Mesfushori holandez po pëlqehet shumë nga disa ekipe, si brenda ashtu edhe jashtë Italisë. Në Serie A është Juventusi që prej kohësh e ndjek me interes, por së fundmi në skenë ka dalë edhe Chelsea.
“Blutë” e Londrës janë të gatshëm të shpenzojnë milionat për shërbimet e tij , duke i hapur kështu sfidë “Zonjës së Vjetër”. Anglezët po bëjnë gati ofertën prej 60 milionë eurosh në mënyrë që të bindin Atalantën për të lënë të lirë holandezin.
26-vjeçari është një pikë kyçe në formacionin e bergamaskëve, teksa ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2027. Koopmeiners është bërë pjesë e Atalantës në verën e vitit 2021, i cili u ble nga Az Alkmaar për 14 milionë euro. Në 38 ndeshje me bergamaskët në këtë sezon, 26-vjeçari i aka dalë të shënojë 13 gola dhe të asistojë 4 herë.