Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“BEFASON” kapiteni i Shqipërisë, “sfidon” nënkampionët e Europës (FORMACIONET ZYRTARE)

Shkruar nga NEWSPORT
“BEFASON” kapiteni i Shqipërisë, “sfidon”
Atalanta

Atalanta do të përballet sot me Interin, në orën 20:45, në një ndeshje të vlefshme për javën e 17-të të Seria A. Sfidë kjo e cila pritet që të ketë dhe surprizat e saj, duke nisur kështu me një fillim të mbarë të lojës, me kapitenin e Shqipërisë, Berat Gjimshiti i cili do të luajë titullar.

Në sfidën e fundit ku Atalanta u përball me Genoan, Gjimshiti mungoi për shkak të një dëmtimi, ndërsa rikthtim i tij sot ishte befasi.

Trajneri i Atalantës, Raffaele Palladino iu ka besuar "fatin" e rezultatit të ndeshjes së sotme 11-shes së tij në të cilën Gjimshiti do të luajë bashkë me Carnesecchi, Hien, Kolasinac, Zappacosta, Ederson, M.de Roon, Zalewski, De Ketelaere, Pasalic dhe Scamacca.

“BEFASON” kapiteni i Shqipërisë, “sfidon”
Atalanta - Inter

 

Poll

Lexo gjithashtu