Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Antonio Conte te Napoli? Presidenti De Laurentiis thotë fjalën e tij

Shkruar nga NEWSPORT
Antonio Conte te Napoli? Presidenti De Laurentiis thotë fjalën e tij
Aurelio De Laurentiis - Antonio Conte

Napoli është në kërkim të një trajneri dhe Antonio Conte është përfolur si i preferuari i presidentit, Aurelio De Laurentiis. Së fundmi në një konferencë për shtyp për fazën përgatitore të verës, presidenti i Napolit është pyetur pikërisht për Conten.

A mund të jetë Antonio Conte trajneri që do t’i besohet projekti i ri i Napolit? A është thjesht një alternativë?

“Ju keni folur për këtë, unë kurrë. Unë kam folur për këtë çështje vetëm në nëntor, pastaj asnjëherë më. Kur e telefonova Sarrin, ai erdhi nga Empoli. Ata shkruan pankarta kundër meje. Kur mora Spallettin pas vendit të 3-të, i vodhën makinën.

Është vetëm një njeri që mund ta çojë Napolin drejt objektivave të rëndësishëm. E kam thënë se do të jetë e vështirë të përsëritet sezoni i titullit.

Kurrë më parë nuk e kisha përjetuar një sezon si ky. Nuk mund të detyrosh disa trajnerë që të vijnë këtu. Është shumë e vështirë ta pranosh që sulmuesi yt më i mirë, që shënon 28 gola, luan gjysmën e ndeshjeve”, është shprehur De Laurentiis.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga