
Napoli do të luajë përballë Juventusit në transfertë këtë të shtunë, sfidë e vlefshme për javën e 5-të të Serie A. Kjo ndeshje e cila do të zhvillohet në “Allianz Stadium”, do të startojë në orën 18:00.
Në prag të kësaj supersfide ka folur trajneri i Napolit, Antonio Conte. Një ish i Juventusit si lojtar dhe trajner, Conte thotë se historia nuk harrohet, por që do të luftojnë për ta fituar këtë ndeshje.
“Historia ime flet qartë. Kam qëndruar 13 vite te Juventusi si lojtar, kam qenë kapiten i kësaj skuadre për shumë vite dhe kam fituar praktikisht gjithçka. Unë jam pjesë e historisë së Juventusit.
Nuk mund ta harroj. Po ashtu kam qenë trajner për 3 vite. Tani më pëlqen që të stërvis një skuadër si Napoli. Në Torino do të përjetoj një emocion të madh, por sigurisht që do të shkojmë aty për ta fituar ndeshjen”, tha Conte.