
Antonio Cassano vazhdon që të bëjë deklarata të bujshme, duke marrë vëmendjen kryesore me analizat që bën në Itali. Ish-sulmuesi i njohur ka folur së fundmi për Serie A, ku u fokusua më së shumti te Interi dhe trajneri, Simone Inzaghi. Cassano thotë se Inzaghi nuk është një trajner stratosferik, madje thekson se po të ishte në vendin e drejtuesve ai do ta shkarkonte menjëherë atë.
“Simone Inzaghi nuk ka fituar një kampionat, ai ka humbur dy. E pamë me Atleticon, Interi mori avantazhin dhe luajti për të mos pësuar gola, u eliminua me meritë. Nuk ka evolucion pozitiv, vitin e ardhshëm ekipi do të jetë akoma më i fortë. Nëse ai fiton kampionate të tjera, problemi do të jetë gjithmonë se ai humbi dy kundër skuadrave shumë inferiore.
Pioli bëri një punë stratosferike dhe masakrohet, Spalletti luan një sport tjetër. Do ta largoja menjëherë. Dua ta shoh skuadrën time të dominojë në Itali dhe Evropë, duhet të jetë spektakolare dhe të fitojë, të luajë futboll modern. Nuk më pëlqen mënyra se si luan Inzaghi”, është shprehur ish-sulmuesi, Cassano.