Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

"Allegri është më i miri", Juventus 'tradhtohet' nga ish-drejtori: Milan favorit për titullin!

Shkruar nga NEWSPORT
"Allegri është më i miri", Juventus
Luciano Moggi

Ish-drejtori i Juventusit, Luciano Moggi, tani në rolin e gazetarit ka analizuar së fundmi Milanin. 88-vjeçar nuk ka kursyer elozhet për “Djallin”, sidomos pas fitores me shifrat 2-1 përballë Napolit në “San Siro”.

Ndër të tjera, Moggi vlerëson maksimalisht edhe punën e Massimiliano Allegrit. Për trajnerin italian, ish-drejtori i Juventusit thekson se është më i miri.

“Milani është tani ndër favoritët për Scudetton pasi mundi Napolin 2-1 në ‘San Siro’. Ne besojmë se ata kanë talent të shkëlqyer individual, ata kishin nevojë për një trajner që mund të koordinonte talentet individuale, dhe Allegri erdhi, dhe ai është më i miri. Së bashku me të, Rabiot dhe Modric erdhën gjithashtu për të balancuar linjat”, u shpreh Moggi.

Poll

Lexo gjithashtu