Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SERIE A

Allegri dakord me Piolin: Interi ekipi më i fortë, por kur e thoja unë më quanit të çmendur

Shkruar nga NEWSPORT
Allegri dakord me Piolin: Interi ekipi më i fortë, por kur e thoja
Stefano Pioli & Massimiliano Allegri

Pasi u kualifikuan në finalen e Kupës duke eliminuar Lazion në gjysmëfinale, tashmë Juventusi po mendon për kampionatin, ku tenton të sigurojë të paktën vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit. Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri, do të përballet me Milanin pasditen e kësaj të shtune.

Është pikërisht tekniku italian që ka folur në prag të kësaj sfide, ku nuk ka komentuar vetëm sfidën me Milanin, por shpalljen e Interit kampion. Allegri thotë se është dakord me Piolin, i cili ka thënë se Interi është skuadra më e fortë. Madje tekniku nga Livorno shton, se kur e thoshte ai vetë këtë, e quanin të çmendur.

“Nëse fitojmë, i afrohemi edhe më shumë objektivit tonë. Juve-Milan është gjithmonë një supersfidë. Milani është një skuadër shumë e mirë, e trajnuar nga një trajner po aq i mirë sa Pioli. Pioli tha që Interi është skuadra më e fortë e viteve të fundit? Këtë nuke di, por Inter ishte padyshim ekipi më i fortë i këtij sezoni. Unë e thoja që në fillimin e sezonit, por atëherë unë konsiderohesha i çmendur”, është shprehur Massimiliano Allegri.

Më tej trajneri i “Zonjës së Vjetër”, u ndal për të folur për objektivat e Juventusit, duke mos ndryshuar mendje dhe duke theksuar që gjithnjë ka qenë kualifikimi në Champions League.

“Juventusi duhet të ketë gjithnjë ambicien për të fituar dhe këtë duhet ta kenë të qartë të gjithë. Në këtë sezon duhet të mjaftohemi me kualifikimin në Champions League, edhe pse të gjithëve na pëlqen që gjithmonë të fitojmë”, ka thënë më tej Allegri.

Kujtojmë që Juventus-Milan do të luhet këtë të shtunë, duke nisur nga ora 18:00, sfidë që do të zhvillohet në “Allianz Stadium”, të Torinos.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga