Stefano Pioli i ka ditët e numëruara te Milani. Në përfundim të kampionatit, kuqezinjtë pritet të ndërpresin bashkëpunimin me trajnerin pas dështimit për të konkuruar në secilin prej 3 kompeticioneve.
Milani do të luajë një tjetër ‘derbi’, ndaj Juventusit nesër në mbrëmje dhe fitorja i siguron vendin e dytë në kampionat. Në konferencën për shtyp, Pioli u ndal sërish te përballjet me Interin ku u shpreh se zikaltërit janë më të mirët në 4 vitet e fundit.
“Në derbi dhamë gjithçka, por jo gjithmonë kemi qenë me cilësitë tona më të mira në fushë. Interi ka qenë skuadra më e fortë në kampionat për 4 vitet e fundit dhe ka fituar 2 tituj. Në kurrë nuk kemi qenë më të fortët dhe kemi luftuar duke dhënë gjithçka. Mendërisht nuk ishim në gjendje të ngrinim nivelin e lojës sonë”, tha Pioli.