
Emerson Abraham Theo Milan
Pas fitores së rëndësishme në Champions League ndaj Gironës me shifrat 1-0, një lajm i keq ka ardhur ditën e sotme për Milanin. Emerson Royal i cili u zëvendësua mbrjëmjen e djeshme në pjesën e parë për shkak të një dëmtimi, do të jetë për një kohë të gjatë jashtë fushave të blerta.
Ditën e sotme, mbrojtësi brazilian iu nënshtrua testeve mjekësore të cilat zbuluan një dëmtim të shkallës së lartë në pulpën e djathtë. Koha e rikuperimit të Emerson pritet të jetë të paktën për dy muaj.
Megjithatë, zyrtarizimi i Kyle Walker është vetëm çështje kohe dhe Conceicao do të ketë mundësi në krahun e djathtë të mbrojtjes edhe pas dëtmimit të mbrojtësit brazilian.
Poll