Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

5 “finale” për titullin në Itali, Interi dhe Napoli nisin llogaritjet

Shkruar nga NEWSPORT
5 “finale” për titullin në Itali, Interi dhe Napoli nisin
 

Interi bie në Bolonjë dhe Napoli buzëqesh. Kur kanë mbetur pesë javë deri në përfundim e kampionatit, orari i dy skuadrave bëhet edhe më interesant.

Me një ndryshim të madh, në ndeshjet e ligës, skuadra e Simone Inzaghit duhet të shtojë edhe ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Italisë, të planifikuar për 23 prill kundër Milanit, dhe gjysmëfinalen e dyfishtë të Champions League ndaj Barcelonës (ndeshja e parë më 30 prill në Montjuic, takimi i kthimit më 6 maj në San Siro).

Për momentin dy skuadrat janë të barabarta në pikë, nëse gjërat do të përfundonin kështu, fitorja e kampionatit do të vendosej me “play-off”.

Interi është formalisht i pari në renditje dhe për këtë arsye play-off do të luhej aktualisht në Meazza, për shkak të diferencës së golave ​​më të mirë se Napoli (+40 me +27), kriteri i parë i dobishëm duke qenë se përplasjet direkte mes dy skuadrave kanë përfunduar të dyja 1-1.

 

Kalendari i Interit

Java e 34-të: Inter-Roma

Java e 35-të: Inter-Hellas Verona

Java e 36-të: Torino-Inter

Java e 37-të: Inter-Lazio

Java e 38-të: Como-Inter

 

Kalendari i Napolit

Java e 34-të: Napoli-Torino

Java e 35-të: Leçe-Napoli

Java e 36-të: Napoli-Genoa

Java e 37-të: Parma-Napoli

Java e 38-të: Napoli-Cagliari

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga