Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

40 milionë euro, Juventusi synon transferimin e 20-vjeçarit

Shkruar nga NEWSPORT
40 milionë euro, Juventusi synon transferimin e 20-vjeçarit
Pietro Comuzzo

Juventusi pritet të jetë një nga klubet më aktive në merkaton e verës. Kjo pasi bardhezinjtë do të punojnë për të përforcuar ekipin për pjesëmarrjen në garat europiane dhe për sezonin e ri.

Te “Zonja e Vjetër” synojnë të rikthehen sa më shpejt në majën e futbollit italian dhe europian dhe për këtë duhen përforcime “big”. Siç dihet prej kohësh te Juventusi po “ëndërrojnë” dhe po shikojnë si prioritet ardhjen e Antonio Contes dhe për këtë synojnë t’i ofrojnë lojtarët më të mirë.

Në listën e tyre është edhe 20-vjeçari i Fiorentinës. Pietro Comuzzo, i cili po shkëlqen me ekipin “vjollcë” dhe mbrojtësi shihet si ideali për  t’i besuar repartin e prapavijës. Ky operacion mund t’iu kushtojë arkave të bardhezinjev 40 milionë euro, shumë kjo që do të shkojë për Fiorentinën, këto të fundit kanë rinovuar kontratën me lojtarin deri në vitin 2029 dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë saktësisht në javët e ardhshme. 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga